LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Injektimi i botoksit në majë të kokës po bëhet trend i ri

E pabesueshme: Injektimi i botoksit në majë të kokës po bëhet trend i ri

E vështirë është të imagjinohet që dikush të na injektojë botoks në majë koke. Megjithatë, femrat në tërë botën po e bëjnë këtë, ndërkaq shumë portale botërore të bukurisë raportojnë se si ky veprim po bëhet hit i vërtetë!

Pas botoksit të zakonshëm në fytyrë, është bërë modern injektimi në shputa apo në  zona nën duar, për të penguar djersitjen e tepërt, ndërkaq tani radha i erdhi edhe majës së kokës, besuat apo jo, për shkak të frizurës, transmeton Telegrafi.

Femrave po u bëhet monotone që pas ditës së lodhshme apo ushtrimeve në palestër duhet patjetër të përmirësojnë frizurën, andaj më me kënaqësi shkojnë te mjeku për trajtime të këtilla.

Botoksi pengon djersitjen e kokës, andaj frizura e bërë në sallone mbetet e padëmtuar dhe nuk ka nevojë sërish të rregullohet.

Tingëllon si veprim i krisur, mirëpo nëse megjithatë dëshironi t’i nënshtroheni tretmanit të këtillë, ju rekomandojmë që më parë të kërkoni këshillën e ekspertit. /Telegrafi/