LAJMI I FUNDIT:

E mbaj mend babën – të vdekur!

E mbaj mend babën – të vdekur!

Publicisti dhe shkrimtari i njohur Faruk Tasholli, në një postim të tij në Facebook, ka kthyer në kujtesë një vepër me vlerë të poetit Rifat Kukaj, të botuar nga Rilindja më 1968, për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Vepra “Princi i Krujës” (ilustrimet e të cilit i kishte bërë piktori dhe aktori Ismail Rama), Tashollit i ishte bërë dhuratë nga mësuesi i tij Emin Avdyli, për suksesin e shkëlqyer të treguar në mësime.


Tasholli në shkrimin e tij ndalet edhe te poezia “Baba”, që Rifat Kukaj ia kishte kushtuar babait të tij që vritet me shumë familjarë të tjerë në Tërstenik të Drenicës, si ushtar i Shaban Polluzhës.

BABA
Lexo po ashtu BABA

“Kur me Rifatin u bëmë miq të mirë, në një rast e pata pyetur për babën e vet në e mbante mend. Po, më tha, e mbaj mend si të vdekur. Ia kam pa gjurmën e plumbit tek i ka hyre në njërin tamth dhe i ka dalë në tjetrin! Ishte çast emocional”, shkruan Tasholli. /Telegrafi/