LAJMI I FUNDIT:

“E Majta” ka filluar procedurë në Komisioni për Antikorrupsion kundër Talat Xhaferit

“E Majta” ka filluar procedurë në Komisioni për Antikorrupsion kundër Talat Xhaferit

Departamenti juridik i Partisë “E Majta”, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i ka dorëzuar ankesë për konstatimin e konfliktit të interesit, siç thuhet, për shkak të mosndërlidhjes së funksioneve, kundër kryetarit aktual të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak se ai, në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Punës, kryen njëkohësisht dy funksione: Kryeparlamentar dhe anëtar i Kryesisë së Përgjithshme kolektive të partisë së tij amë BDI – gjë që ligjërisht është e ndaluar.

“Kjo ndërlidhje e njëkohshme e dy funksioneve inkompatibile në një personalitet është në kundërshtim me dispozitën imperative kushtetuese nga neni 67 paragrafi 3 nga Kushtetuta e RMV, që qartë parasheh se “Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk mund të ndërlidhet me kryerjen e funksionit tjetër publik, profesionit ose funksionit në parti politike”, thuhet në komunikatën e “Të Majtës”.

Duke marrë parasysh këtë, “E Majta” kërkon nga Komisioni Antikorrupsion, ta konstatojë këtë situatë jokushtetuese si dhe të ndërmerr masa për mënjanimin e saj, duke kërkuar dorëheqjen e Xhaferit nga njëri prej funksioneve që i kryen në mënyrë të jashtëligjshme, thonë nga “E Majta”.


Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori