LAJMI I FUNDIT:

E lehtë është! Hekurosni rrudhat në fytyrë me disa ushtrime të thjeshta

E lehtë është! Hekurosni rrudhat në fytyrë me disa ushtrime të thjeshta

Lëkura e njeriut është pjesë e trupit e cila u është e ekspozuar shprehimisht ndikimeve të ndryshme – ushqimit të cilin e konsumojmë, krevatit në të cilin flemë gjumë, mimikës dhe gjesteve të cilat i bëjmë, hapësirës në të cilën gjendemi

Të gjitha këto ndikojnë në plakjen e lëkurës sonë, ndërkaq kësaj duhet shtuar edhe gjenetikën e cila gjithashtu është një ndër faktorët që ndikojnë në dukjen e lëkurës, transmeton Telegrafi.


Në disa kushte nuk mund të ndikojmë, mirëpo, pos me ushqim, kundër plakjes mund të luftojmë edhe me ushtrime, posaçërisht në lëkurën e fytyrës.

Atë shpesh e trajtojmë me kremra të ndryshëm dhe pilingje, mirëpo harrojmë ta “shtrijmë”.

Po ju sjellim disa ushtrime të cilat mund të ndihmojnë që lëkura e fytyrës suaj të duket më e re.

1. Buzët vendosni në buzëqeshje të gjerë, përkatësisht këndet e buzëve sa më shumë tërhiqni në drejtim të veshëve. Njëherësh, faqet shtyni lart dhe në atë pozë qëndroni pesë sekonda.

2. Rrudhat e buzëqeshjes mund të provoni t’i zvogëloni me shqiptimin e shkronjës O. Buzët tërhiqni sipër dhëmbëve dhe buzëqeshni!

3. Fryni faqet dhe me gishta shtypni buzët, ndërkaq me dorë shtypni ajrin nga njëra faqe në tjetrën nga 30 sekonda. /Telegrafi/