Presidenti i CFR Clujit Iuliu Muresan ka konfirmuar shitjen e mesfushorit Lindon Emërllahu te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr.

Ylli kosovar po kryen testet mjekësore ndërsa pas pak ore do ta nënshkruajë edhe kontratën. Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro si dhe ka 15 për qind në shitjen e radhës.


Muresan për “gsp.ro” ka konfirmuar shitjen e Emërllahut, kurse thotë se skuadra rumune ka përfituar më shumë sesa që ka investuar.

“Emërllahu është në Ukrainë që nga e mërkura. Ai duhet t’i kalojë testet mjekësore dhe gjithçka është e qartë. Nuk flasë për çmim, kurrë nuk e kam bërë. Mund të them se është biznes me përfitim për CFR-në, duke krahasuar se sa kem investuar dhe sa po përfitojmë tani”.

“Është plus. Kemi mbajtur edhe përqindje për të ardhmen. Është përqindja e njëjtë (15%) që vendosëm në kontratë me klubin në Ukrainë”, tha ai.

FCSB gjithashtu kishte shprehur interesim për Emërllahun gjatë të kaluarës, por marrëveshja dështoi shkaku i çmimit.

Emërllahu këtë edicion ka zhvilluar 17 paraqitje në sezon, duke shënuar katër gola në proces. Ai ndër të tjera zhvilloi edhe pesë paraqitje në kualifikuese evropiane, tre në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës.

Në total, Emërllahu zhvilloi 41 paraqitje për Clujin, ku shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tre asistime në të gjitha garat. Kujtojmë, ish ylli i Ballkanit ka edhe 12 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës./Telegrafi/

telegrafi sport app