LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Juventusi arrin marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e yllit argjentinas

E kryer, Juventusi arrin marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e yllit argjentinas

Raportimet e fundit në Itali kanë bërë të ditur se Juventusi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Nico Gonzalez nga Fiorentina.

Kostoja e transferimit mendohet të jetë rreth 30 milionë euro, por Fiorentina fillimisht duhet të nënshkruaj me një zëvendësues të tij para se ta lejojnë të largohet në Turin.

Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport kanë raportuar se dy klubet tashmë kanë shtrënguar duart, por Fiorentina dëshiron fillimisht nënshkrimin me Albert Gudmundsson nga Genoa para se të jap dritën e gjelbër.


Nico tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe është i gatshëm të nënshkruaj një kontratë të vlefshme prej 3.5 milionë eurosh në vit.

Drejtorët e klubit Cristiano Giuntoli (Juventus) dhe Daniele Prade (Fiorentina) u takuan sot (e diel) për të finalizuar marrëveshjen.

Giuntoli nuk udhëtoi me ekipin për në Suedi, atje ku ekipi i Thiago Mottës u mposht me rezultat 2-0 nga Atletico Madridi.

Sidoqoftë, sipas të dyja gazetave Juventusi dhe Fiorentina janë duke diskutuar gjithashtu edhe disa marrëveshje të tjera.

Weston McKennie, Arthur ose Filip Kostic mund të transferohen tek Fiorentina, por asnjëra prej këtyre marrëveshje nuk do të jetë e ndarë nga ajo e Gonzalez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori