LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Mourinho: Pellegrini do të mbetet për shumë vite kapiten i Romës, pas tij vijnë Mancini dhe Cristante

E konfirmon Mourinho: Pellegrini do të mbetet për shumë vite kapiten i Romës, pas tij vijnë Mancini dhe Cristante

Jose Mourinho ka konfirmuar se Lorenzo Pellegrini është shumë afër për ta vazhduar kontratën me Romën.

Mesfushori italian ka shkëlqyer nën drejtimin e Special One dhe është lojtari më i dashuri për portugezin.

Mourinho vazhdon të insistojë se kontrata e lojtarit me Romën që përfundon në verën e vitit 2022 nuk është një çështje.


“Çdo ditë që kalon është më afër nënshkrimit të kontratës. Zakonisht është e kundërta, por jo me Lorenzon. Nuk ka asnjë histori në këtë”, tha Mourinho.

Trajneri i Romës e ka pranuar publikisht se e do shumë lojtarin dhe situata është afër përfundimit.

“Unë e dua atë shumë, Roma e dëshiron atë dhe Lorenzo dëshiron të qëndrojë me ne. Situata është afër përfundimit të mirë”, tha Mourinho që vazhdoi me një deklaratë të fortë edhe për agjentin e lojtarit.

“Agjenti i tij po përpiqet të bëj më të mirën, por nëse nuk rinovon atëherë unë do ta jap adresën e tij të shtëpisë dhe tifozët do të shkojnë tek shtëpia e tij për të protestuar”, tha Mourinho duke qershur.

Tutje trajneri portugez foli me seriozitet duke thënë se Pellegrini është i kënaqur me projektin e Romës dhe ka zbuluar edhe dy kapitenët e tjerë të Giallorosëve.

“Seriozisht, Pellegrini është shumë i kënaqur me projektin e Romës. Ai është kapiteni ynë dhe do të jetë kapiten edhe për shumë vite. Ai duhet të jetë kapiten i së sotmes dhe i së nesërmes. Jam i bindur se do të nënshkruajë dhe do të jetë kapiten i Romës për shumë vite, ndërsa pas tij vinë Mancini e Cristante”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori