LAJMI I FUNDIT:

E keni tepruar me alkool? Në Mbretërinë e Bashkuar del në shitje pilula e re që shmang dhimbjet e kokës

E keni tepruar me alkool? Në Mbretërinë e Bashkuar del në shitje pilula e re që shmang dhimbjet e kokës

Një pilulë e re ‘novatore’ ka dalë në shitje sot (e hënë), duke premtuar se do të ‘shpërbëjë shpejt alkoolin’ në mënyrë që të shmangni dhimbjen e kokës një mëngjes pas një nate më parë.

Myrkl është një pilulë para pirjes që e cilëson veten si “produkti i parë në histori që shkatërron alkoolin në mënyrë efektive”.


Suplementi ushqimor, i cili është 100 për qind natyral dhe vegan, kushton 34 euro për një paketë me 30 pilula.

Ajo u shpik në vitin 1990 nga shkencëtari Johan de Faire, dhe tani është ‘përsosur mbi 30 vjet kërkime dhe dizajne’. Përdoruesit thjesht marrin dy pilula përpara se të pinë – ose të paktën një orë përpara ose në çdo kohë deri në 12 orë përpara.

Njerëzit që punojnë më shumë se 49 orë në javë pinë më shumë alkool, zbulon studimi
Lexo po ashtu Njerëzit që punojnë më shumë se 49 orë në javë pinë më shumë alkool, zbulon studimi

Deri në 70 për qind e alkoolit zbërthehet pas vetëm 60 minutash, me produktin që pretendon gjithashtu se mbështet imunitetin dhe rrit nivelet e energjisë me B12.

Faqja e internetit Myrkl paralajmëron: “MYRKL ndihmon në zbërthimin e shpejtë të alkoolit para se të arrijë në mëlçi, nuk është i përshtatshëm dhe nuk synon të lehtësojë ndikimin e konsumit të tepërt të alkoolit”.

Pasojat e pirjes së tepër: Katër gjëra për të bërë në mëngjes
Lexo po ashtu Pasojat e pirjes së tepër: Katër gjëra për të bërë në mëngjes

“MYRKL nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të pirë më shumë alkool dhe gjithmonë duhet të kufizoni konsumin tuaj të alkoolit brenda udhëzimeve”.

Hakan Magnusson, shefi ekzekutiv në Myrkl, tha se produkti do t’i ndihmonte njerëzit të ndiheshin ‘më mirë’ të nesërmen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori