LAJMI I FUNDIT:

E keni provuar kokainën? Ja çfarë i ndodh zemrës suaj! (Video shqetësuese)

E keni provuar kokainën? Ja çfarë i ndodh zemrës suaj! (Video shqetësuese)

Vërejtje: kjo video nuk është për personat me stomak të ndjeshëm.

Shikoni mirë këtë zemër! Fjala është për organin i cili rrah në trupin e njeriut i cili 15 vjetët e fundit i ka kaluar duke marrë kokainë.


Rrahjet e zemrës janë tri herë më të fuqishme se të zemrës normale dhe pas stimulimit, rrah si e krisur njëzet minuta të plotë e më shumë se sa do të rrihte zemra e personit i cili kurrë nuk e ka provuar këtë drogë.

Mbase nuk është aq e rrezikshme si kokaina, mirëpo është vrasësi më i madh i njerëzve të vendit tonë, transmeton Telegrafi.

Mos e provoni fare! 

Kokaina është alkalodi kryesor i bimës Eritroksilon koka. Është në formë të pluhurit të bardhë, shpesh e përzier me laktozë ose glukozë. Vjen zakonisht nga Amerika Jugore (Kolumbi, Bolivi, Peru).

Në këto vende kjo kulturë është legale. Përdoret si bimë mjekuese dhe nga ana e vendësve përdoren fletët e saj për t’u përtypur.

Si merret kokaina?

Kokaina më shumë inhalohet dhe shumë shpejt përthithet (absorbohet). Nganjëherë përdoret në mënyrë nënlëkurore dhe, kur shoqërohet me heroinën në mënyrë intravenoze nga toksikomanët kjo quhet “speed ball”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori