LAJMI I FUNDIT:

E kapin duke mos respektuar orën policore, policia në Filipine detyron burrin të bëjë 300 pompa – të nesërmen ndërroi jetë

E kapin duke mos respektuar orën policore, policia në Filipine detyron burrin të bëjë 300 pompa – të nesërmen ndërroi jetë

Një burrë nga Filipinet për të cilin është konstatuar se kishte shkelur masat e karantinimit, ka ndërruar jetë pasi që policia e kishte dënuar duke e detyruar të bëjë 300 pompa, ka bërë të ditur familja e tij, shkruan BBC.

Darena Manaoga Penaredonda pretendohet se ishte ndalur nga policia derisa të enjten po blinte ujë pas orës 18:00 në provincën Cavite. Por ai të nesërmen është rrëzuar dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.


Rajoni Cavite në ishullin Luzon, aktualisht gjendet në masa të rrepta të bllokimit total për të zvogëluar numrin e rasteve të reja me coronavirus.

Marlo Solero, shef i policisë në Trias City, ka thënë se nuk ka dënim fizik për ata që konstatohet se nuk kanë respektuar orën policore, por vetëm dorëzim tek autoritetet kompetente.

E mediave lokale u ka thënë se nuk do të toleroj, nëse konfirmohet se po cilët kanë aplikuar një masë të tillë dënimi (fizik).

Familjari i të ndjerit Adrian Lucena, ka shkruar në Facebook se Penaredondit dhe të tjerëve që është konstatuar që nuk kanë respektuar orën policore, u është thënë që në mënyrë të sinkronizuar të bëjnë nga 100 pompa.

E nëse ata do të dështonin t’i bënin të njëjtën kohë, do të duhej ta përsërisnin serinë, apo t’i bëjnë 300. Kështu të paktën pretendon një prej personave që i mbijetoi këtij lloj dënimi.

Penaredondo ishte kthyer në shtëpi të premten rreth orës 6 të mëngjesit me dhimbje të mëdha në trup, ka njoftuar vëllai i tij. E partnerja e të ndjerit se ai ishte “torturuar”.

“Tërë ditën është munduar të ecë, por nuk ia arrinte qëllimit. Shkonte zvarrë. Aty e kuptova se diçka nuk është në rregull me të”, ka shtuar ajo.

Disa orë më vonë është rrëzuar pa vetëdije në tokë dhe prej atij momenti nuk ka marrë më frymë. Gruaja e tij kishte lutur fqinjët që ta ndihmojnë për ta “rikthyer” në jetë, por e kotë ishte.

Në anën tjetër, Oni Ferer, kryetar i qyteti Trias City, ka thënë se ka urdhëruar shefin e policisë të kryej një hetim të detajuar. E dënimin e ka përshkruar si “keqtrajtim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori