LAJMI I FUNDIT:

E kaltra në të gjitha nuancat është trend sezoni: Zëvendësojeni të zezën me këtë ngjyrë! (Foto)

E kaltra në të gjitha nuancat është trend sezoni: Zëvendësojeni të zezën me këtë ngjyrë! (Foto)

Të kaltrën të gjithë e duan, është e lehtë për t’u kombinuar sikur edhe e zeza dhe nuancat e tjera neutrale, por u rri mirë të gjithave.

Duke filluar nga xhinset të cilat i veshim në të gjitha modelet e mundshme, edhe pjesët e tjera të rrobave, siç janë palltot, trikot dhe fustanet, në këtë ngjyrë, duken spektakolare dhe jemi të sigurt që vështirë do t’u rezistoni.


Tonet e buta pasteli janë për ato raste më femërore si të krijuara, ndërsa e kaltra e mbyllur, e kaltra kobalt dhe e hirta e kaltër, mund të jenë nuanca të shkëlqyeshme për pjesët e rrobave të cilat i bartim në punë, në shkollë, por edhe në takimet e mbrëmjeve.

Gjithashtu, detajet, siç janë shallet, çantat, dorezat, kapelat, ombrellat dhe aksesorët e tjerë, -mund ta bëjnë shik kombinimin monoton të dimrit, transmeton Telegrafi.

Në periudhën e dimrit shpesh bartim dezenë siç janë ato me katrore apo ato me lule, vija, ndërkaq e kaltra duket perfekt në pjesët me dezenë.

Në të mund të dukeni si edhe në ngjyra neutrale të cilat lehtë mund t’i kombinoni me të zezën, bezhë, të hirtën, të bardhën… por edhe me të gjitha ngjyrat e tjera.

Po ju sjellin disa propozime nëpërmjet fotografive për të cilat jemi të sigurt që do t’ju inspirojnë që të blini kur të dilni herën tjetër nëpër dyqane apo ndonjë rrobë të cilën tashmë e keni që nesër ta kombinoni dhe ta bartni këtë trend i cili nuk do të kalojë edhe aq shpejt…