LAJMI I FUNDIT:

E ka vënë sapunin nën çarçafë para gjumit: Në mëngjes u surprizua!

E ka vënë sapunin nën çarçafë para gjumit: Në mëngjes u surprizua!

Kjo zgjidhje është mister i vërtetë mjekësor. Askush nuk e di përse, mirëpo shumë njerëz betohen që sapuni, i vënë midis çarçafëve dhe dyshekut, pengon këtë pakënaqësi të shpeshtë.

Të zgjohesh në mes të natës për shkak të ngërçeve në këmbë nuk është ndjenjë edhe aq e këndshme! Nuk na mbetet asgjë tjetër pos të shtrijmë këmbën dhe të shpresojmë që ngërçi shpejt të pushojë, transmeton Telegrafi.

Çka mund të shkaktojë ngërçin?

1. Dehidrimi
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve dhe qëndrimi në diell tërë ditën – janë këta të gjithë shkaktarët e humbjes të elektroliteve nga organizmi, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kontraksioneve të muskujve. Mungesa e elektroliteve, pra, do të thotë shanse më të mëdha për sulm të ngërçeve.

2. Qëndrimi në këmbë tërë ditën
Nëse duhet patjetër të qëndroni në këmbë në punë tërë ditën, muskujt ngarkohen me peshë të lartë, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë ngërçe. Ngërçet do të jenë edhe më të fuqishëm nëse tërë ditën keni qëndruar në këmbë me këpucë me taka të larta

3. Sporti
E kuptueshme, sporti ka efekt në muskuj. Edhe pse është i mirë për ju dhe i forcon muskujt, gjatë orëve pas stërvitjes mund të keni ngërçe.

197366-88378

Si t’u shmangeni ngërçeve?

1. Me një copë sapuni
Mbase është kjo vetëm një efekt “placebo”, mirëpo derisa ka sukses…

2. Dushi i ngrohtë
Muskujt punojnë derisa janë të ngrohur. Nuk ngrohen vetëm kur merreni me sport. Dushi i ngrohtë apo banja qetëson muskujt e këmbës dhe kështu pengohen ngërçet

3. Konsumimi i lëngjeve të turshive
Uji në të cilën keni vënë turshi kastravecët, përmbajnë shumë kripë, të cilën e humbim gjatë djersitjes. Në atë mënyrë në trup fusni kripë, sheqer dhe uthull dhe u ofroni muskujve elektrolite të mjaftueshme dhe shumë të dobishme.

4. Ngrënia e një bananeje
Banania përmban shumë kalium, që ushqen muskujt tanë dhe vetvetiu, është efikase në eliminimin e ngërçeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori