LAJMI I FUNDIT:

E ka fituar Big Brother për shkak të lidhjeve familjare që ka me Sarën dhe Lorin, reagon Egla Ceno

E ka fituar Big Brother për shkak të lidhjeve familjare që ka me Sarën dhe Lorin, reagon Egla Ceno

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbarimi i Big Brother VIP Albania 3.

Sivjet fituese u shpall aktorja Egla Ceno, në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse të tretin e rrëmbeu Romeo Veshaj.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, fitorja e Eglës është duke u diskutuar akoma në rrjete sociale.


Foto: Screenshot/YouTube

Duket se një pjesë nuk janë pajtuar akoma me këtë dhe po vazhdojnë të bëjnë aludime të ndryshme.

Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq
Lexo po ashtu Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Ish-konkurrentja i është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

Foto: Screenshot/YouTube

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh ajo.

Ceno tutje tha: “Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ajo në fund shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori