E injoroi një ofertë marramendëse nga Al-Hilal, Theo Hernandez i jep prioritet gjigantit spanjoll

Atletico Madrid do të ketë një verë shumë të ngarkuar, me të paktën katër afrime të mëdha të synuara për skuadrën e Diego Simeones, me qëllim mbylljen e hendekut me Barcelonën dhe Real Madridin për sezonin 2025/2026.
Një pozicion që pritet të adresohet gjatë afatit kalimtar veror është ai i mbrojtësit të majtë.
Javi Galan dhe Reinildo Mandava kanë pasur vështirësi në performancën e tyre të qëndrueshme në nivel të lartë gjatë 12-18 muajve të fundit, dhe për këtë arsye, Atleti dëshiron të sjellë një mbrojtës të majtë të ri.
Ata kanë konsideruar Alejandro Grimaldon, Miguel Gutierrezin dhe Alvaro Carrerasin si opsione, dhe tani po e kërkojnë një fytyrë të njohur: Theo Hernandez.
Hernandez, i cili u rrit në akademinë e Atleticos para një kalimi të diskutueshëm te Real Madridi në vitin 2017, do të largohet nga Milani këtë verë.
Ai është objektivi i klubit saudite Al Hilal, por sipas informacionit të Mundo Deportivo, prioritet i tij është rikthimi te 'Los Colchoneros'.
Al Hilal i ka ofruar Hernandez kontratë me vlerë prej 18-20 milionë eurosh, por ai ende nuk ka marrë një vendim.
Aktualisht, ai po pret përgjigje nga Atletico, por shanset për arritjen e marrëveshjes duket se nuk janë shumë të mira në këtë moment.
Atletico dëshiron të nënshkruajë me Hernandez, por aktualisht oferta e tyre është shumë më e ulët se vlera që Milani kërkon për yllin francez.
Al Hilal kanë arritur marrëveshje për një shifër prej 30 milionë eurosh, dhe për që 'Los Colchoneros' të marrin dritën jeshile, duhet të ofrojnë të njëjtën shumë, por deri tani nuk e kanë bërë këtë./Telegrafi/













































