LAJMI I FUNDIT:

E harroi fëmijën në aeroport, nëna i kërkoi pilotit ta ulë aeroplanin

E harroi fëmijën në aeroport, nëna i kërkoi pilotit ta ulë aeroplanin

Një aeroplan është kthyer mbrapsht në aeroport, pasi një nënë pohoi se kishte harrur fëmijën e saj në terminal.

Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.


Por, nënës iu kujtua në aeroplan se e kishte lënë fëmijën në terminal dhe i kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport.

Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta. Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit në 45 minuta.