LAJMI I FUNDIT:

E godet me tullë në kokë 91-vjeçarin, policia amerikane i vihet pas sulmueses (Video)

E godet me tullë në kokë 91-vjeçarin, policia amerikane i vihet pas sulmueses (Video)

Rodolfo Rodriguez, thotë se gjatë 91 viteve të jetës së tij nuk kishte përjetuar diçka të ngjashme sikur ajo që i kishte ndodhur në ditën kur po festohej dita e pavarësisë së SHBA-ve në Kaliforni.

Derisa po shëtiste rrugëve një grua e panjohur e rrahu brutalisht, duke e goditur me tullë të betonit në kokë, dhe duke i bërtitur “kthehu në Meksikë”, transmeton Telegrafi.


Rodriguez është vërtetë meksikan, dhe dy herë në vit viziton familjen e tij në Willowbrooke të Los Angeles, Kaliforni. Sa herë që shkon atje, thotë se pas drekës del për të shëtitur nëpër lagje.

“Të gjithë fqinjët e njohin”, thotë nipi i tij Eric Mendoza.

Rodriguez po shëtiste javën e kaluar në parkun nacional, kur një grua me prejardhje afro-amerikane së bashku me të birin po kalonin pranë tij.

Dhe duket se kësaj gruaje i është dukur sikur ai ia kishte ngulur sytë birit të saj, dhe pa kurrfarë paralajmërimi e goditi me tullë në kokë, dhe sikur kjo të mos mjaftonte kërkoi ndihmën e një grupi burrash, duke e akuzuar se kishte tentuar t’ia rrëmbej djalin.

“Por, kjo nuk është e vërtetë. Gjatë tërë jetës time, asnjëherë nuk e kam ofenduar askënd”, thotë Rodriguez derisa i rridhnin lotët në fytyrë.

Ky grup i burrave se bashku me gruan vazhduan ta godasin, duke e lënë të mbuluar në gjak në trotuar. Ndërkaq, nipi i të moshuarit thotë se gjyshit të tij i janë thyer dhëmbët, dy brinjë dhe ka mavijosje në të gjitha pjesët e trupit.

Ai i kaloi gjashtë orë në spital, dhe duke marrë parasysh moshën e tij është mrekulli që i ka mbijetuar goditjeve.

“Ju siguroj se nuk ia kam ngulur sytë vogëlushit të saj. Thjesht kam kaluar pranë saj, ajo më shtyu dhe më goditi me tullë në kokë”, ka shtuar Rodriguez.

Lidhur me këtë sulm ka dëshmuar edhe kalimtarja e rastit Misbel Borjas, e cila ishte në veturë në ato momente kur gruaja po e godiste të moshuarin Rodriguez.

“E kam dëgjuar duke i thënë, kthehu në vendin tënd, kthehu në Meksikë. Dhe pasi që tentova ta filmojë me telefon, e hodhi tullën në drejtim të veturës time”, ka shtuar dëshmitarja.

Policia e Los Angeles është vënë pas gruas dhe katër burrave të dyshuar për sulmin brutal. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nga policia motivi i sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori