LAJMI I FUNDIT:

E godet me shuplakë në fytyrë gruan me ngjyrë në aeroportin e Miamit, shkarkohet zyrtari policor

E godet me shuplakë në fytyrë gruan me ngjyrë në aeroportin e Miamit, shkarkohet zyrtari policor

Një video amatore e filmuar në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, shfaq momentin kur një zyrtar policor e godet shuplakë në fytyrë një grua me ngjyrë.

Grindja u filmua nga kamera e vendosur në uniformën e një polici tjetër, ku shfaqet zyrtari policor i cili pa u menduar dy herë e godet gruan, transmeton Telegrafi.

Gjithçka fillon me një grindje mes dy zyrtarëve policorë dhe një gruaje, e cila më pas vendosë ta provokojë njërin prej tyre duke iu afruar pranë.

Në një moment polici humb durimin dhe e godet me shuplakë në fytyrë, ku më pas e rrëzon në tokë e pamjet nuk vërehen qartë për shkak të reagimit të policit, që e kishte kamerën e vendosur në uniformë.

Raportohet se gruaja ankohej me zë të lartë për vonimin e aeroplanit, duke prishur kështu rendin dhe qetësinë brenda objektit të aeroportit.

E pasi që pamjet e këtij sulmi u bën virale në internet, departamenti i policisë në Miami në krye me Alfredo Ramirez, ka njoftuar se hetimet kanë filluar, kurse është urdhëruar shkarkimi i zyrtarit policor që goditi gruan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori