LAJMI I FUNDIT:

E gjithë familja Kardashian veshin Dolce & Gabbana në dasmën e Kourtney dhe Travis në Itali

E gjithë familja Kardashian veshin Dolce & Gabbana në dasmën e Kourtney dhe Travis në Itali

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar sërish.

Dyshja e lumtur organizoi një ngjarje madhështore në Itali gjatë fundjavës, vetëm pak ditë pasi u martuan zyrtarisht në një gjykatë në Santa Barbara.


Këtë herë, e gjithë familja Kardashian-Jenner, si dhe fëmijët e Barker, u drejtuan drejt Evropës, duke treguar pamje magjepsëse, të frymëzuara nga stili gotik.

Motra e Kourtney-t, Kim, mahniti me një fustan të zi me qafë të lartë, me pjesë të tejdukshme në gjoks dhe mëngë.

Kourtney Kardashian vesh një fustan nusërie nga D&G me një vello të frymëzuar nga Virgjëresha Mari dhe një nga tatuazhet e bashkëshortit të ri, Travis Barker
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian vesh një fustan nusërie nga D&G me një vello të frymëzuar nga Virgjëresha Mari dhe një nga tatuazhet e bashkëshortit të ri, Travis Barker

Ajo e kombinoi fustanin me një gjerdan floriri kryq dramatik, taka të zeza dhe një çantë të vogël të zezë, ndërsa flokët e saj bionde i kapi në një stil elegant.

Pamja e Khloe ishte njëlloj në temë, duke shfaqur një kurorë të madhe ari dhe doreza të zeza. Ajo mahniti me një fustan të zi pa shpatulla, përpara se të ndërrohej në një kurorë më të vogël ari për festimet pas ceremonisë.

Martohen sërish Kourtney Kardashian dhe Travis Barker - çifti bëjnë dasmë gjigante në kështjellën e lashtë të Portofinos
Lexo po ashtu Martohen sërish Kourtney Kardashian dhe Travis Barker - çifti bëjnë dasmë gjigante në kështjellën e lashtë të Portofinos

Kendall Jenner, së cilës iu bashkua i dashuri i saj Devin Booker, zgjodhi një fustan me lule pa mëngë, pastel me dekolte të lartë. Ajo i tërhoqi flokët e saj ngjyrë kafe të çelur në një stil mjaft të lartë, ndërsa balluket i rrethonin fytyrën.

Kylie Jenner, e cila udhëtoi drejt Italisë me vajzën Stormi, u dha fansave një mundësi të shohin pamjen e saj kur postoi një selfie të flokëve të saj në një pjesë dramatike anësore.

Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sponsorizohet nga Dolce & Gabbana - një marrëveshje që do t’i sjell publicitet falas shtëpisë së modës të goditur nga polemika viteve të fundit
Lexo po ashtu Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sponsorizohet nga Dolce & Gabbana - një marrëveshje që do t’i sjell publicitet falas shtëpisë së modës të goditur nga polemika viteve të fundit

Ajo kishte një grim të mahnitshëm, ndërkohë që flokët e saj të errëta ishin kapur në një bisht të lartë. Ajo qëndroi në krah të Kourtney-t, së bashku me motrat e tjera, me një fustan me lule të siguruar nga disa rripa të zi.

Nëna Kris Jenner ishte gjithashtu në temën e dasmës magjepsëse, të frymëzuar nga atmosfera gotike, teksa shkëlqeu me një fustan rozë të gjatë deri në dysheme me detaje me pupla.

Andrea Bocelli do të këndojë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Lexo po ashtu Andrea Bocelli do të këndojë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Në formën e vërtetë të Kris-it, ajo u pa në mënyrë dramatike duke fshirë lotët ndërsa përcillte vajzën e saj të madhe në vendin e dasmës.

Shkëlqimi dhe magjepsja shtriheshin edhe te fëmijët e Kourtney dhe Travis, me Penelope, 9 vjeçe, e veshur me një fustan të kaltër të çelur prej tyli, të zbukuruar me trëndafila të kuq. Ajo gjithashtu mbante një tufë trëndafila ndërsa ecte nëpër korridor, të cilat përputheshin me flokët e saj të gjatë dhe të kuq të zjarrtë.

Një natë para martesës, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shfaqin intimitetin e tyre në një darkë romantike
Lexo po ashtu Një natë para martesës, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shfaqin intimitetin e tyre në një darkë romantike

Vëllai i saj më i vogël Reign, 7 vjeç, gjithashtu dukej bukur me kostum me pantallona të shkurtra, çorape deri te gjuri dhe një kravatë.

Vajza e Barker, Alabama, 16 vjeçe kishte veshur një fustan treçerekësh me të njëjtën nuancë në fustanin e Penelope, ndërsa Atiana de la Hoya kishte veshur një fustan të ngjashëm dhe taka të kuqe me rripa.

Ndërkohë, Kourtney mahniti me një fustan të shkurtër të bardhë me korse dhe një vello të gjatë nga Dolce & Gabbana, pasi e kanalizoi Madonan me një fustan të shkurtër dantelle dhe vello për ceremoninë e saj në gjykatë.

Çifti thanë “po” në Castello Brown, një pronë historike lart mbi port. Më pas, ata thuhet se do të kthehet në Los Angeles për një tjetër pritje – dhe akoma më shumë veshje dasme të modës së lartë. /Telegrafi/