E gjithë bota kishte folur për arratisjen e tij spektakolare, arrestohet francezi që kishte ikur me helikopter nga burgu (Video)

Policia franceze ka arrestuar kriminelin që në fillim të korrikut u arratis nga burgu në mënyrën më spektakolare të mundshme - me helikopter, ka njoftuar sot policia.
I burgosuri Redoan Faid të cilin po e kërkonte nga korriku policia, është arrestuar në qytezën Krei në pjesën veriore të Parisit, transmeton Telegrafi.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Kolomb.
Fed po vuante dënimin prej 25 viteve në burg për plaçkitje të armatosur në vitin 2010, e cila kishte përfunduar me vrasjen e një polici. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































