Prindërit kanë publikuar fotografitë tronditëse të djalit të tyre 13-vjeçar të shtrirë në spital pasi ai u rrëzua në rrugë nga pirja e alkoolit dhe përdorimi i drogës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Billy Nethercot i cili doli në rrugë pas pirjes së alkoolit dhe përdorimit të kanabisit në një festë shtëpiake në Thurmaston, Leicestershire, Angli.


Pas kësaj, nxënësi pa vetëdije u dërgua në një spital në ku u trajtua nga mjekët dhe duke i vendosur edhe infuzion.

Kanë qenë Nëna e Billy, Pam, 52 vjeçe, dhe babai Bill, 55 vjeç, ata që kanë shpërndarë imazhet e djalit të tyre të shtrirë në një shtrat në spital, në një përpjekje për të paralajmëruar prindërit e tjerë.

Lidhur me këtë, e ëma e tij ka thënë: "Ne ishim të lumtur që ai shkoi tek mikja e tij për një natë, por nuk e dinim se po shkonte në një festë ‘kaq të madhe’”. /Telegrafi/

a1 5

a2 3

a3 3

a4 3

a5 2

a6 1

a7 1