Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.
Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.
Kështu tha sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë.
Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare.
“BE-ja do t’i jap vlerësimet e veta zyrtare pasi të bëhet publik raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve”, tha Stano.
“Në përgjithësi presim të bashkëpunojmë me presidentin e ri dhe me të gjithë partnerët politik në Podgoricë për t’i ndihmuar Malit të Zi të mbetet fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane… prioriteti duhet të jetë sundimi i ligjit dhe vazhdimi i reformave në drejtësi, ashtu siç është kërkuar nga raportet përkatëse të Komisionit Evropian”, tha ai.
Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviq dhe partia e tij në rritje “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro Bashkimit Evropian.
Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira me të cilat përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë