Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të publikojë këtë të premte albumin e saj më të re.

“Bebe” mban titullin ky album, i cili vjen dy vjet pas albumit të saj të dytë “Better Mistakes” (2021) dhe pesë vjet pas atij të parit, “Expectations” (2018).


E entuziazmuar për projektin e ri muzikor që do të sjellë këto ditë, Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi të reja.

343285360 902958907437001 2150002941070071362 n 1

Ajo publikoi për 10.7 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë disa fotografi nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku dukej mjaft atraktive me pamjen e saj të theksuar prej biondeje.

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” shfaqi dhëmbët e saj në një buzëqeshje të sforcuar, duke treguar se ndjehet tejet e emocionuar për albumin e ri në ardhje.

343137065 219456067361977 8311576877322798310 n 1

Albumi do të ketë gjithsej 12 këngë, ku mes tyre do të jenë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Satellite” me Snoop Dogg të cilat janë publikuar dhe një me Dolly Parton të titulluar “Seasons”, që do të publikohet të premten.

343077669 928213965158481 1841771070151487239 n 1

Përveç “I’m Good (Blue)” dhe “Satellite”, Bebe Rexha deri më tani ka publikuar nga albumi i ri edhe këngët “Call On Me” dhe “Heart Wants What It Wants”, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

335739459 1415254289241684 8969660292086959888 n 1

338663848 964214534574320 8132721009339899891 n