LAJMI I FUNDIT:

E dinte gruan të vdekur, burri befasohet kur ajo shfaqet në një program televiziv

E dinte gruan të vdekur, burri befasohet kur ajo shfaqet në një program televiziv

Një burrë që besonte se gruaja e tij kishte vdekur dy vite më parë, zbuloi që ajo ishte ende gjallë, kur ajo u shfaq në një program televiziv.

Ngjarja ka ndodhur në Marok, kur Abragh Mohamed nga një fshat i humbur i quajtur Azilal, mendonte se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën në një aksident më makinë.


Gruaja ishte dërguar në një spital në Casablanca, ku mjekët kishin thënë se ajo nuk do të mund të mbijetonte, por që familjarët duhet të paguanin gjithsesi shpenzimet spitalore.

Abragh Mohamed kishte udhëtuar për orë të tëra nga fshati i tij për në spital, por atij i kishin thënë se gruaja kishte ndërruar jetë.

“Trupi i saj mu dorëzua në arkivol”, ka thënë ai në një intervistë dhe ajo u varros në vitin 2014 në vendlindjen e saj.

Por kohët e fundit miq të familjes, teksa ndiqnin një program televiziv që bashkonte familje që kishin “humbur”, i titulluar “Të zhdukurit”, kanë dëgjuar për një grua, për të cilën ishin të bindur se ishte zonja Mohamed, që kërkonte të gjente bashkëshortin.

Ajo ka telefonuar programin duke dhënë emrin dhe adresë, duke thënë se kishte 2 vite që kishte humbur kontaktet.

Në mediat sociale në vend është shkaktuar një furtunë e vërtetë kur u zbulua se gruaja e varrosur si zonja Mohamed, ishte një tjetër nga shërbimet funerale.

Ende janë të paqarta rrethanat që ka ndodhur ngjarja, por në mediat sociale në Marok, ku kjo histori ka patur një jehonë të madhe, janë ngritur shumë teori, një ndër të cilat se gruaja mund të kishte humbur kujtesën. Administrata dhe shërbimi mjekësor i spitalit janë akuzuar për fajtorët e kësaj çështje, sipas gazetës “Nueva Dia”./tvklan.al

Në trend Fun

Më shumë
Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Fun
Mbi 13 milionë shikime: Ky qen di të jetojë

Mbi 13 milionë shikime: Ky qen di të jetojë

Fun
Skenë gazmore nga Kroacia - kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh

Skenë gazmore nga Kroacia - kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh

Fun
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Fun
Ministri britanik shfaqet këmbëzbathur në tren, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Ministri britanik shfaqet këmbëzbathur në tren, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

Interesante
Kalo në kategori