A e dini se macja juaj mund të shohë gjëra që për syrin e njeriut janë të padukshme?
Macet janë konsideruar prej kohësh simbole të misterit dhe misticizmit
Në atë shikim misterioz, ka shumë gjëra që pronarët e maceve mund të mos i kenë ditur, por që janë hulumtuar dhe vërtetuar shkencërisht.
Domethënë, hulumtimet e fundit shkencore tregojnë se ekziston edhe një arsye tjetër pse macet mbajnë titullin e krijesave “misterioze”, transmeton Telegrafi.
Macet, si disa kafshë të tjera, kanë aftësinë të shohin vija vizuele në lule që janë të padukshme për syrin e njeriut. Me fjalë të tjera, sekreti i supershikimit është drita ultravjollcë.
Macet, qentë dhe dreri mund të shohin me sytë e tyre një kafshë me gëzof të bardhë në dëborë, ndërsa njeriu mund të shohë vetëm borë të bardhë…
– Ka shumë gjëra që reflektojnë rrezatimin UV, të cilin disa kafshë të ndjeshme janë në gjendje ta shohin, ndryshe nga ne. Për shembull, këto mund të jenë disa modele në lule që tregojnë se ku është nektari, ose gjurmë të urinës së kafshës. Gjithashtu, një dre nuk mund të shohë gëzofin e bardhë të një ariu polar, por mund të shohë rrezatimin UV që reflekton borën – tha Ronald Douglas, profesor i biologjisë në Universitetin e Londrës.
Pra, macet, qentë dhe dreri mund të shohin një kafshë me gëzof të bardhë me sytë e tyre, ndërsa një njeri mund të shohë vetëm borën e bardhë.
Nga ana tjetër, ekziston një besim që mbështetet në disa tradita të lashta se macet janë në gjendje të shohin qenie delikate, siç janë fantazmat. Prandaj, nëse vini re se macja juaj po shikon në hapësirë ose shikon diçka të padukshme në ajër, mund të jetë një shenjë se keni nevojë për pastrim energjik të hapësirës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City