LAJMI I FUNDIT:

A e dini se karantina u shpik 600 vjet më parë në Venecia?

A e dini se karantina u shpik 600 vjet më parë në Venecia?

Fjala ‘karantinë’ ndoshta nuk ka qenë kurrë më shumë në vetëdijen tonë sesa tani.

Por fjala ‘karantinë’ daton 600 vjet më parë në Itali kur venecianët po përballeshin me një sëmundje tjetër shkatërruese – murtaja bubonike.

Në vitet 1400, anijet, mallrat dhe ekuipazhet e tyre që mbërrinin nga lindja u kërkua të izoloheshin përpara se të vazhdonin udhëtimin e tyre në kontinent. Për të mbrojtur qytetarët nga valët e hershme të sëmundjes, autoritetet krijuan një sistem izolimi në dy ishuj në lagunën e tij, i cili vazhdon të kopjohet edhe sot.

Ishujt e karantinës

Ishujt u quajtën “Lazaret”, një emër i huazuar nga ishulli i parë i këtyre ishujve, Shën Mëria e Nazaretit. Vetëm disa kilometra në veri-lindje të qytetit, i vendosur strategjikisht në hyrjen e lagunës, një Lazaret i dytë u themelua me dekret në 1648 i quajtur “Lazzaretto Novo” ose Lazaret i ri.

“Ndërsa të sëmurët shkonin në Lazaretin e vjetër, të shëndetshmit u vendosën në Lazaretin e ri për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, pasi nuk kishte asnjë trajtim mjekësor të mundshëm”, shpjegon Gerolamo Fazzini.

“Murtaja erdhi në Venecia kryesisht nga deti dhe nga anijet, secila anije ishte një bombë e mundshme bakteriologjike, në bordin e atyre anijeve ishin minjtë e zinj që vinin nga Afrika ose Lindja, duke sjellë parazitët dhe duke transmetuar sëmundjen te burrat”, thotë Fazzini.

Pasagjerët, ekuipazhet dhe ngarkesat e tyre do të kalonin 40 ditë në ‘karantenë’ veneciane, që përkthehet saktësisht në 40 ditë. Kjo ishte afërsisht periudha kohore që besohet të jetë e nevojshme për të shmangur ngjitjen.

Periudha e karantinës mund të ndryshojë, ashtu si edhe sot ndërsa vendet në të gjithë botën miratojnë periudha të ndryshme karantine për të parandaluar përhapjen e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori