Për shumicën janë filma vizatimorë të preferuar nga fëmijëria

Shumë breza janë rritur me filmin vizatimor Tomy dhe Jerry. Ky serial i animuar pa dialogë u krijua në vitin 1940, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, filmi ka përjetuar një sërë rimishërimesh televizive dhe me kalimin e viteve janë realizuar disa filma artistikë për aventurat e maces dhe miut të popullarizuar, duke përfshirë edhe filmin e këtij viti, për të cilin folëm më shumë këtu.

Sidoqoftë, është interesante që Tomy dhe Jerry nuk janë emrat e vërtetë të këtyre personazheve të animuar.

Domethënë, në video-lojën e re MultiVersus, shkruhet se emri i plotë i Tomyt është “Thomas Jasper Cat the Elder”, ndërsa Jerry me të vërtetë quhet “Gerald Jinks Mouse”.

Pra, Tom dhe Jerry janë vetëm pseudonime për këtë mace dhe mi.

intro 1585167291

Fansat e këtyre personazheve vizatimorë në Twitter u hutuan shumë kur mësuan për këtë informacion, kështu që njëri prej tyre pyeti veten: "Nëse emri i maces thotë se Tom është 'më i madh', atëherë ku janë fëmijët e tij?"

Sipas CNET, kur filmi vizatimor Tom dhe Jerry debutoi për herë të parë në televizion tetë dekada më parë, personazhet e tij kryesore quheshin Jasper dhe Jinx, të cilët tani janë emrat e tyre të mesëm në videolojën e lartpërmendur.

Pas MultiVersus janë Player First Games dhe Warner Bros Interactive Entertainment, ndërsa publikimi i tij është paralajmëruar për vitin 2022. /Telegrafi/

Tom And Jerry Movie Production Start Story Details