LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në rrobat tuaja?

A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në rrobat tuaja?

Në vitin 2019, dy kompani H&M dhe IKEA vendosën të testojnë mbetjet e tekstilit, të mbledhura në Evropë, para dhe pas konsumimit të tyre

Ky studim i përbashkët zbuloi se 8.7% e mostrave përmbajnë gjurmë të kromit, i cili është një material i rëndë kancerogjen që mund të shkaktojë skuqje në lëkurë. Gjithashtu në 27% të këtyre mostrave pas konsumimit u zbulua dhe një kimikat, i quajtur etiksilate alkifenol, që ndikon deri tek hormonet tuaja.


H&M thotë se disa nga mostrat kapërcenin çdo kufi në përmbajtjen e këtyre kimikateve toksike, duke paralajmëruar se duheshin më shumë hulumtime. Kjo ishte një paraqitje se sa janë kimikatet toksike të përhapura në rrobat tona, edhe pas disa viteve përdorimi.

Këto rezultate nuk ishin befasuese për këdo që punon në fushën e modës dhe veshjeve. Nike ka vlerësuar se ka më shumë 3 mijë kimikate të përdorura në prodhimin e veshjeve. Ky nuk është studimi i parë që është bërë.

Një tjetër studim është bërë në vitin 2011 nga “GreenPeace”, që u bëri thirrje markave të mëdha për ndotjen që dilte nga fabrikat e veshjeve në Kinë. U krijua një listë e kimikateve toksike që markat duhet të hiqnin dorë nga përdorimi. Në një tjetër studim të bërë në 2020-ën, një lajm i mirë është që gjysma e 250 markave më të mëdha globale janë zotuar të eliminojnë kimikatet e rrezikshme.

Çfarë mund të bëni për të detoksifikuar dollapin tuaj?

Krahasuar me gjërat e tjera ku ne jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të rrezikshme, ekspertët thonë se veshjet mund të jenë një shqetësim i vogël. Por mbetet një aspekt që ju duhet ta mbani nën kontroll.

Për të zvogëluar ngarkesën kimike, këtu janë disa hapa të rekomanduara nga ekspertët:

Përqendrohuni në markë, jo në material

Shumë prej nesh përpiqemi të shmangim materialet sintetike dhe shkojmë drejt atyre që janë pambuk. Një fakt është që gjatë studimit të bërë në 2019-ën shumica e rrobave të marra në testim ishin prej pambuku dhe ato rezultuan me përqindje të lartë të kimikateve.

Duhet të përzgjedhim veshje, marka e të cilave, ka deklaruar mospërdorimin e kimikateve. Duhet të shikoni për anëtarësimin e këtyre markave në ZDHC, e cila ka të bëjë me certifikimin për mospërdorimin e materialeve të rrezikshme.

Përpiquni të shmangni sa më shumë markat e lira

Nga këto studime rezultoi se markat më të rrezikshme janë ato më të lirat. Në momentin kur nuk mund ta përballoni çmimin e një marke, përpiquni ta gjeni atë në dyqane të dorës dytë, shkruan Class.

Nuhatini rrobat tuaja

Nëse ndjeni ndonjë aromë të pakëndshme kimike kur e nxirrni nga paketimi veshjen tuaj, besojini kësaj nuhatjeje.

Lani rrobat para se t’i vishni ato

Mos harroni asnjëherë të lani rrobat pas blerjes. Gjithashtu shmangni dhe përdorimin e aromatikëve të rrobave ose përdorini në një sasi të vogël. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori