LAJMI I FUNDIT:

A e dini që mund ta bëni shtëpinë tuaj të mençur me super çmime të lira?

A e dini që mund ta bëni shtëpinë tuaj të mençur me super çmime të lira?

Teknologjia është duke përparuar me hapa shumë të shpejtë duke na lehtësuar çdo ditë e më shumë jetën tonë të përditshme.

Disa teknologji sot janë bërë aq të rëndësishme saqë janë pjesë e pandashme e jona, si për shembull telefonat e mençur. Mirëpo teknologjia sot ka arritur më shumë se sa kemi mundur ndonjëherë t’a imagjinojmë! Një nga super teknologjitë e kësaj dekade janë edhe shtëpitë e mençura.
Disa vite më parë, ideja e kontrollimit të shtëpisë suaj nga larg përmes telefonave të mençur mund të ketë tingëlluar si fantashkencë.

Mirëpo sot, ato janë një realitet i prekshëm dhe shumë i arritshëm. Shtëpitë e mençura mund të tingëllojnë si një pjesë e jetës luksoze, por sot menaxhimi dhe monitorimi i shtëpisë suaj është shumë më i thjeshtë, i lehtë dhe me kosto të ulët.

Shtëpi e mençur do të thotë që përmes telefonit tuaj ju mund:

– Të kontrolloni ndriçimin brenda shtëpisë
– Të zbuloni rrjedhjen e padëshirueshme të ujit;
– Të bëni matjen e temperaturës dhe lagështisë;
– Të fikni dhe ndizini prizat dhe aparatet e lidhura në priza;
– Të njoftoheni mbi hapjen/mbylljen e dyerve dhe dritareve;
– Të vëzhgoni me kamerë ambientet tuaja dhe të njoftoheni për lëvizjet eventuale gjatë kohës kur ju jeni larg shtëpisë apo banesës suaj;
– Ju mund të krijoni Detyra (Tasks) dhe të automatizoni veprimet në shtëpinë tuaj siç mund të jenë, fikja e dritave nëse s’ka lëvizje, ndezja e klimës nëse temperatura në dhomë është 28 gradë dhe shumë gjëra tjera. E vetmja gjë që ju kufizon është imagjinata juaj.
Tani edhe në Kosovë mund të keni një shtëpi të mençur.

Këtë super teknologji për ju e mundëson ZIGBERG Smart Home dhe atë me super çmime duke përfituar zbritje promocioanle.

Për më shumë informata vizito uebfaqen https://zigberg.com/sq/smart-home/ apo kontakto në +383 45 600 090.