LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse disa njerëz thjesht ju ngrenë nervat? Zbuloni se si psikologët e shpjegojnë këtë

A e dini pse disa njerëz thjesht ju ngrenë nervat? Zbuloni se si psikologët e shpjegojnë këtë

Çfarë ndodh kur disa njerëz na ngrenë nervat? Psikologët e thonë si më poshtë

Mund të ndodhë në takimin e parë ose jo – ndonjëherë mjafton të vëzhgojmë një person nga larg dhe gjithçka nga lëvizja, e qeshura deri tek mënyra e të shprehurit na bën nervoz.


Në fakt, nuk mjafton as një takim për t’ju bërë të ndiheni të irrituar dhe të zemëruar – sepse mund të ndodhë edhe kur thjesht lexoni mesazhin e dikujt.

Psikologët thonë se ekziston një arsye e veçantë (e cila, natyrisht, nuk është e vetmja), dhe ndoshta nuk do t’ju pëlqejë përgjigjja – shpesh arsyeja është në të vërtetë te ne, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Në shumë raste, ne i projektojmë problemet tona, emocionet negative ose konfliktet e brendshme te një person tjetër, andaj kjo na acaron më shumë sesa është realisht e nevojshme.

Për shkak të konflikteve të brendshme të pazgjidhura, ne çlirojmë frustrimet. Ose ne njohim karakteristikat tona në atë person – të cilat nuk na pëlqejnë dhe nuk duam t’i pranojmë, madje na vjen turp.

Reagime të tilla zakonisht nuk janë me qëllim të keq, por një mekanizëm mbrojtës. Në mënyrë të pandërgjegjshme mbrohemi nga përballja me veten, sepse mund të mos jemi gati për një përballje të tillë.

Por kur i pranoni këto përgjigje të pavetëdijshme, mund t’ju ndihmojë të paraqiteni më mirë. Ne e dimë se shtypja e emocioneve ose mohimi i tyre është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Herën tjetër që dikush ju frustron kaq shumë dhe ju ngre nervat pa arsye, dëgjoni veten dhe pyesni se çfarë ju shqetëson vërtet. Përgjigja, thonë ekspertët, shpesh qëndron brenda nesh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori