LAJMI I FUNDIT:

A e dini përse njëri testis gjithmonë është më poshtë se tjetri?

A e dini përse njëri testis gjithmonë është më poshtë se tjetri?

Nëse ndonjëherë keni bërë pyetje përse testisët tuaj nuk janë simetrikisht të barabartë dhe ju brengos në mos kjo është gjë e keqe

E vërteta është se të gjithë meshkujt kanë njërin testis më të madh se tjetri, ndërkaq njëri gjithmonë është i vendosur pak më poshtë.


Për dallim nga femrat, të cilat kanë vezore, testisët janë gjëndra gjenitale mashkullore. Madhësia e tyre mesatarisht është rreth pesë centimetra. Kur rritet mashkulli, vëllimi i testisit mund të rritet edhe deri në 500 për qind në raport me madhësinë e para pubertetit, transmeton Telegrafi.

Në pubertet fillojnë të prodhohen spermatozoide, përafërsisht rreth 70 milionë në ditë dhe hormoni gjenital mashkullor – testosteroni, i cili, veç tjerash, formon edhe zërin më të trashë, mjekrën dhe rritje të masës së muskujve dhe të trupit…

Është normale që njëri testis të jetë më ulët se tjetri (më së shpeshti i majti), ndërkaq është e natyrshme që ekziston dallimi në madhësinë e tyre. Kështu ndodh për shkak të strukturës vaskulare dhe anatomike në anën e majtë dhe të djathtë të fshikës dhe testisit.

Pikërisht, kjo asimetri është ide shumë e mençur e evolucionit – testisët nuk janë të njëjtë për shkak të moslëndimit kur mashkulli ecën.

E pra, meshkuj, ajo që “goglat” tuaja nuk janë të vendosur në mënyrë perfekte, pikërisht është gjëja më e mirë për të ruajtur maskulitetin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori