LAJMI I FUNDIT:

A e dini përse bebet pushojnë së qari sapo i merrni ngrykë dhe ngriheni në këmbë, ndërkaq fillojnë të bërtasin kur uleni?

A e dini përse bebet pushojnë së qari sapo i merrni ngrykë dhe ngriheni në këmbë, ndërkaq fillojnë të bërtasin kur uleni?

Të kesh në shtëpi të porsalindurin do të thotë shumë net pa gjumë

Ky është shkaku përse bebja juaj hesht kur me të ngrykë ngriheni nga karrigia e rehatshme, ndërkaq qan kur në të uleni dhe jeni rehat.

Me siguri ju është e njohur situata në të cilën e mbani beben ngrykë dhe ajo qan e pangushëlluar, pa marrë parasysh që i këndoni apo përpiqeni që në ndonjë mënyrë tjetër ta qetësoni.

Mirëpo, sapo ngriheni, ajo pushon dhe çdo gjë është në rregull. Kur sërish uleni, bebja sërish shpërthen në vaj. Atëherë patjetër duhet sërish të ngriheni lehtë në këmbë dhe ta mbani beben derisa të fle gjumë.

Dikush nga të vjetrit me atë rast do të thotë që e keni lazdruar fëmijën dhe e keni mësuar me një tretman të tillë. Mirëpo, nuk kanë të drejtë, transmeton Telegrafi.

iStock

Duket që shkaktari i sjelljes së këtillë të bebes është i natyrës evolutive dhe që është absolutisht normale që bebja të mos qajë kur jeni në këmbë dhe të shpërthejë në vaj kur uleni. Gjëja tjetër… si e dallon bebja fare kur ju jeni ulur apo kur qëndroni në këmbë?

Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar
Lexo po ashtu Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar

“I porsalinduri qetësohet kur nëna i merr ngrykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese. Bebet e vogla prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen dhe rrahjet e shpeshta të zemrës ngadalësojnë sapo nëna e merr ngrykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë”, thuhet në studimin e publikuar në revistën shkencore Current Biology.

Përse ndodhë kështu? Duhet patjetër të kthehemi në fillimet e homosapiensit i cili ka qenë i rrezikuar nga grabitqarët. Në ne është futur thellë instinkti i cili thotë që qëndrimi në këmbë është më i sigurt se qëndrimi ulur.

Nëse qëndroni në këmbë, jeni të gatshëm në të njëjtin çast për të ikur në rast rreziku. Natyrisht, realiteti është një, instinktet diç tjetër. /Telegrafi/