Debati i ngritur kohëve të fundit se a duhet të jetë e diela ditë pushimi në nivel vendi, po mirëpritet nga shumë punëtorë dhe qytetarë, ndërkaq po kundërshtohet nga afaristët dhe përfaqësuesit e bizneseve.
Përfaqësues të punëtorëve konsiderojnë se respektimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, konkretisht orari dhe ditët e punës, janë të obligueshme për punëdhënësin, sipas Ligjit të punës.
Kurse përfaqësuesit e bizneseve, konsiderojnë se me ndalimin e punës së bizneseve gjatë të dielave, do të kufizonte aktivitetet ekonomike të tyre dhe rrjedhimisht edhe zvogëlimin e numrit të punëtorëve.
Në Kosovë ditëve të fundjavës kryesisht punojnë subjektet shërbyese, tregtare, si kafenetë, qendrat tregtare dhe dyqanet.
Por, problemi, sipas afaristëve qëndron edhe te fakti që të dielave, këto biznese kanë qarkullim më të madh financiar, që nënkupton edhe fitime më të mëdha.
Pëllumb Bajqinovci, pronar i një lokali në qendër të Prishtinës, thotë se një ditë më pak pune nënkupton zvogëlim të të hyrave financiare.
“Prishtina gjatë vikendeve po ‘vdes’. Shumica e familjarëve dhe atyre që kanë kushte financiare po lëvizin jashtë kryeqytetit. Prandaj, një ditë më pak gjatë javës ose katër ditë gjatë një muaji, do të dëmtonte seriozisht pjesën financiare të biznesit”, tha Bajqinovci për Radion Evropa e Lirë.
Por, ndryshe nga afaristët, një vendim të tillë e mirëpresin punëtorët dhe disa qytetarë.
Albani punon në një dyqan të vogël në kryeqytet. Edhe pse heziton të flasë, ai shkurt përgjigjet se do ishte mirë që të pushohet ditën e diel.
“Përtoj të punoj në ditë pushimi sepse duhet të jetë pushim për të gjithë. Mendoj se është vendim i qëlluar për të gjithë që e diela të jetë ditë pushimi”, thotë ai.
Rrezarta Ahmeti, studente në Universitetin e Prishtinës e konsideron si vendim të domosdoshëm ndalimin e punës për ditët e diela. Ajo thotë se vikendi duhet të shfrytëzohet me familje.
“Unë mendoj se është opsion i mirë që të pushohet të dielën, për shkak se edhe fëmijët kanë nevojë që t’i kenë të dy prindërit në shtëpi gjatë vikendit. Ose nëse punojnë le t’i paguajnë punëtorët më shumë sesa ditët e punës”, thotë ajo.
Ndërsa përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) thonë se disa nga kuvendet komunale që tashmë kanë marrë vendim që të mos punohet të dielën, kanë shkelur Ligjin e punës.
Jusuf Azemi nga BSPK, thotë se organet kompetente duhet të kontrollojnë tregun se a respektohet orari i punës prej 40 orësh në javë dhe jo të ndalet puna ditën e diel.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë edhe të shtunën edhe të dielën, por konform Ligjit të punës. Kryetarët e komunave nuk e kanë pasur qëllimin te pushimi i punëtorëve. Qëllimi është që gjoja po arrijmë diçka për përmirësim të kushteve të punëtorëve, por me këto vendime kanë shkelur Ligjin e punës”, thotë Azemi.
Në Ligjin e punës thuhet se ndarjen e orarit të punës në kuadër të javës së punës e përcakton punëdhënësi.
Java e punës mund të organizohet ndryshe, në rast se punëdhënësi e organizon punën me ndërrime, gjatë natës ose kur natyra e punës e kërkon një gjë të tillë. Por, orari i plotë i punës duhet të jetë 40 orë në javë.
“Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e pushimit javor, atij duhet t’i sigurohet një ditë pushimi gjatë javës së ardhshme”, thuhet në ligj.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit e kanë kundërshtuar vendimin e disa kuvendeve komunale që të ndalojnë punën në ditën e diel. Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë përmes një komunikate shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimet e këtyre komunave.
Ky vendim sipas Odës Ekonomike Amerikane do kufizojë aktivitetet ekonomike dhe rrjedhimisht do të ketë implikime në thellimin e mëtejmë të nivelit të papunësisë në vend.
Kurse Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se mbyllja e bizneseve te dielën, nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë, por është më se e qartë që do të sjellë shumë dobi te vendet e rajonit.
“Paratë që shpenzohen në vendin tonë, do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera”, thekson Rukiqi.
Ndryshe, numri më i madh i të punësuarave gjenden në sektorin privat. Nga 350 mijë të punësuar në nivel vendi, sipas të dhënave zyrtare, në sektorin privat janë të punësuar rreth 250 mijë, ndërkaq në sektorin publik 85 mijë.
Derisa në sektorin publik zbatohet orari pesë ditë punë dhe dy vikend me gjithsejtë 40 orë punë, në sektorin privat sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, është raportuar se të punësuarit në kompani private punojnë me orar më të gjatë, krahasuar me të gjitha llojet e punësimit deri në rreth 47 orë në javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'