eksperti-banner

Në vitin 1963 tërmeti i madh e shkatërroi Shkupin dhe e bëri rafsh me tokën.

Kombet e Bashkuara, ish-Jugosllavia dhe shumë vende i dolën në ndihmë që të rindërtojnë Shkupin.


Për rindërtimin e Shkupit u përkujdes arkitekti Kenzō Tange, një ndër arkitektët kryesorë të shekullit të kaluar që njihej për idetë e shkëlqyera dhe projektimin e qyteteve të gjëra me rrugë sakta.

Por, puna e Tange sot duket shumë pak në Shkup, sepse mbizotërojnë projektet e ''Shkupi 2014"

Sot pati një zjarr në ish-zyrat e urbanizmit në Karposh dhe kjo ka ngjallur dyshime se zjarri është vënë me qëllim për djegien e fakteve dhe projekteve të Tange.

Në këto ndërtesa kanë qenë edhe modelet origjinale të punës për Shkupin e pas tërmetit.

Përndryshe, në këto baraka ka pasur bibliotekën edhe Instituti Seizmologjik që i kanë arkivuar materialet që nga viti 1968. /Telegrafi/