LAJMI I FUNDIT:

E dëmtoi Lamborghinin e 300 mijë eurove dhe tha: E blej një tjetër (Foto)

E dëmtoi Lamborghinin e 300 mijë eurove dhe tha: E blej një tjetër (Foto)

Shoferi është larguar duke qeshur, pasi përplasi veturën e tij luksoze dhe për pak sa nuk e shtypi një fëmijë.

Veturën që arrin shpejtësi deri në 325 kilometra në orë, ai e përplasi për një pemë.

Burri i panjohur nuk ishte në shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin.


Ngjarjen që nuk ka lënë persona të lënduar, e ka shpjeguar Martin Johnson, i cili po e dërgonte mbesën në një shkolle në Leicestershire, afër së cilës ndodhi aksidenti, transmeton Telegrafi.

lamborghini2

“Sikur të ishim vetëm pak metra më afër, gjithçka do të ishte ndryshe”, ka thënë burri 46-vjeçar.

“Ai nuk e dinte se çfarë bëri” ka thënë Johnson, duke shtuar se ”këtu ka shumë fëmijë dhe ai ka mundur t’i mbys me këtë veturë”.

Policia ka thënë se ende nuk ka bërë ndonjë arrestim lidhur me rastin. E për veturën e shtrenjtë të dëmtuar, pronari tha: do ta blej një tjetër. /Telegrafi/