LAJMI I FUNDIT:

E dashura ma ka dhënë veshkën, mirëpo unë më nuk e dashuroj: A ta braktis apo të martohem me të?

E dashura ma ka dhënë veshkën, mirëpo unë më nuk e dashuroj: A ta braktis apo të martohem me të?

Një mashkull tridhjetëvjeçar në rrjetet shoqërore ka përshkruar situatën e rëndë në të cilën është gjendur

Shkaku përse ka vendosur që problemin e vet t’ua tregojë të gjithëve është dëshira që të marrë ndonjë këshillë se çfarë të bëjë, transmeton Telegrafi.


Pyet a mund ta braktisë të dashurën apo duhet patjetër të martohet me të, duke pasur parasysh sakrificën të cilën e ka bërë për të. Jetojnë bashkë tashmë pesë vjet…

Nuk është situatë e pazakonshme që një partner të pushojë ta dashurojë tjetrin. Kjo ndodh te shumica e çifteve, mirëpo shpesh ish-dashnoret pranojnë sinqerisht që jeta u ka filluar kur e kanë ndërprerë lidhjen.

Mirëpo, ky djalosh është në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. Ai dëshiron që ta braktisë jo vetëm vajzën të cilën më nuk e dashuron, por edhe personin të cilit ia ka borxh jetën.

Ka ndodhur kështu, sepse ka pasur probleme serioze shëndetësore, ndërkaq është ndier që në këtë luftë është i vetëm. Diagnoza ishte: sëmundje e pashërueshme e veshkës, andaj ka qenë i detyruar të zgjedhë njërin nga dy opsionet: Dializën apo transplantimin e veshkës.

Dhe atëherë e dashura e tij, duke dashur që ta shpëtojë të dashurin, ka vendosur t’ia japë një veshkë. Po të mos ishte ajo, sot do të ishte në dializë. Prandaj, tani nuk mund ta braktisë aq lehtë.

Mirëpo, marrëdhënia e tyre është në krizë të vërtetë. Ai më nuk e dashuron. Nuk ndien as dashuri as simpati ndaj saj si ndaj një gruaje.

E vetmja gjë që ndien ndaj saj është falënderimi i madh! E di që asaj kurrë nuk mund t’ia kthejë atë që ajo ka bërë për të. E kupton që ajo meriton besnikëri.

Konsideron që ajo nuk e ka merituar që pranë saj të qëndrojë mashkulli i cili nuk e dashuron.

Tani sërish është në udhëkryq jetësor: ose ta braktisë, ose të martohet me të?! Çfarë të bëjë?

Nëse qëndron me të, do të ndihet i burgosur, ndërkaq ajo kurrë nuk do të jetë e lumtur me të.

Nëse ndahet nga ajo, do ta ndjekë ndjenja e fajit, dhe do ta kritikojnë të gjithë, sepse e ka braktisur personin i cili ia ka shpëtuar jetën.

A keni edhe ju ndonjë këshillë për këtë mashkull? Çfarë do të bënit ju po të ishit në pozitë të tij? Përgjigjen ndajeni duke komentuar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori