E dashura e Mevlanit shpërthen ndaj Livias: Grua e pavlerë që kërkon vëmendje

Tensionet mes partneres aktuale të Mevlan Shabës, Ornela Murati, dhe ish-partneres së tij, Livia, duket se janë ndezur sërish.
Në një postim të fortë në Instagram, Ornela ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë, që duket qartë se është adresuar për Livian, duke përdorur tone ironike dhe thumbuese.
“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj”, shkruan Ornela, duke e quajtur “qesharake” përpjekjen e tjetërs për të fituar në këtë situatë.

Ajo shton më tej: “Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s’do ta ketë. Të mendosh se do të fitosh... kjo të bën për të qeshur”.
Në përfundim, Ornela lë të kuptohet se ndodhet në një raport të sigurt dhe të mbrojtur, duke shkruar: “Ka dikush që më mbron, që sheh përtej maskave të klounëve. I lë njëherë të qetë, pastaj u jep atë që meritojnë”.
Ky reagim i fortë vjen në mes të zërave për tensione mes Livias dhe çiftit aktual, duke e bërë të qartë se Ornela nuk ka ndërmend të qëndrojë në heshtje. /Teleggrafi/


























































