Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget”.
Ai tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 raste të vjedhjes me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.
Rrumbullaku tha se janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim.
Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.
Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.
Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë.
“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” tha Rrumbullaku.
Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021./Albeu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251