Xhiro e 26-të për Interin në Serie A si kundërshtarë kishte rezervuar Beneventon.

Zikaltrit janë favorit për këtë takim pasi qëllimi final është që të vazhdojnë afër top katërshes, kjo që në fund një vend i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.


Por, një fakt interesant është shfaqur para fillimit të këtij takimi.

Nga gjithë lojtarët që skuadrat kanë grumbulluar, ato kanë një të përbashkët.

Joao Miranda Atletico (Getty Images)

Nëse mbledhin numrin e paraqitjeve të lojtarëve të Interit në Ligën e Kampionëve, atëherë del që të gjithë së bashku kanë 99 paraqitje, aq sa edhe lojtarët e Beneventos.

Te Interi është Joao Miranda lojtari me më së shumti paraqitje në garën më të madhe për klube, kurse te Benevento është Bacary Sagna.

Bacary Sagna Arsenal (Getty Images)

Mbrojtësi brazilian i Interit ato paraqitje i ka me Atletico Madriditn, kurse ai francez shumicën me Arsenalin. /Telegrafi/

DW0s4JpWsAA0sLI

telegrafi sport app