LAJMI I FUNDIT:

E bëri për shaka, çështja e vrapuesit që i “goditi” të pasmet gazetares shkon shumë larg – ai arrestohet nga policia

E bëri për shaka, çështja e vrapuesit që i “goditi” të pasmet gazetares shkon shumë larg – ai arrestohet nga policia

Thomas Callaway, vrapuesi që “goditi” të pasmet e gazetares Alex Bozarjian, derisa ajo ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë fundjavën e kaluar, u arrestua të premten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Callaway, 43, u arrestua të premten dhe që prej asaj kohe është lëshuar në një obligacion prej 1.300 dollarësh.


Avokati i gazetares ka thënë se Alex Bozarjian është e lumtur që zbatimi i ligjit po e merr seriozisht këtë çështje.

Tommy Callaway

“Ajo mendon se një reporter duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e saj pa u sulmuar”.

Gazetarja reagoi pasi ai i "goditi" të pasmet gjatë një transmetimi Live - burri ka mbyllur llogaritë në mediat sociale, paraqitet avokati i tij
Lexo po ashtu Gazetarja reagoi pasi ai i "goditi" të pasmet gjatë një transmetimi Live - burri ka mbyllur llogaritë në mediat sociale, paraqitet avokati i tij

Një veprim i tillë i autoriteteve vjen pasi një gazetare televizive kishte reaguar ashpër ndaj një vrapuesi i cili i kishte prekur asaj të pasmet, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Alex Bozarjian ishte duke mbuluar një garë bamirësie në Savannah, Georgia, për një stacion televiziv lokal kur një burrë e goditi prapa.

Gazetarja tha që ndjehej e ‘dhunuar’ pas incidentit

Ajo ishte e befasuar nga një numër gjestesh të vrapuesve, por ishte e tronditur nga një marifet i njërit prej vrapuesve të shtunën. /Telegrafi/