LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për rrahjen e imamit të xhamisë në Podujevë

Policia jep detaje për rrahjen e imamit të xhamisë në Podujevë

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me rastin e imamit të xhamisë së fshatit Lupç i Poshtëm i Podujevës, Zeqir Berisha, i cili është rrahur të enjten mbrëmë nga tre persona. 

Rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.


Policia bën të ditur se viktima për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar, është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Podujevë 21.07.2022.22:00.  Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë”.

Kryeimami i Podujevës: Në xhaminë ku u rrah imami, u tentua të instalohet tjetër islam
Lexo po ashtu Kryeimami i Podujevës: Në xhaminë ku u rrah imami, u tentua të instalohet tjetër islam

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuar janë B.M 27 vjeç, A.M 28 dhe SH.M .25 vjeç. Pas intervistimit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Tre persona rrahin rëndë imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës
Lexo po ashtu Tre persona rrahin rëndë imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës

Lidhur me rastin e ka folur edhe kryeimami Podujevës, Bekim Jashari, i cili ka thënë se imami Berisha ishte ankuar edhe më herët për personat që po dyshohet se e kanë rrahur.

Siç ka treguar Jashari, ka pasur përpjekje që të ndërhyhet në punët e imamit dhe se është bërë përpjekje që në atë xhami të predikohet një mënyrë tjetër e faljes dhe jo sipas mënyrës tradicionale për të cilën mënyrë ka insistuar imami Zeqir Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori