E bëjmë shpeshherë, por i dëmton më së shumti sytë? Oftalmologu Zhuri tregon shprehinë që na e dobëson shikimin

Oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shumë çështje që ndërlidhen me shëndetin e syve.
Zhuri ka folur për ndikimin e mjeteve elektronike në sy, kontrollet që duhet të bëhen, caktimin e dioptrisë, laserin e syve e çështje tjera.
Ai ka treguar se cila është shprehia që më së shumti dëmton.
“Kohëve të fundit është bërë trend qëndrimi para mjeteve elektronike fatkeqësisht te moshat e reja. Përveç qëndrimit të gjatë para mjeteve elektronike, përdorimi i mjeteve elektronike në ambiente të errësuara. Për me thjeshtua telefoni në kombinim me terrin i dëmshëm për sy. Posaçërisht te dioptritë e larta...”, tha ai.
Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/


















































