LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Maqedonisë në duart e partive shqiptare

E ardhmja e Maqedonisë në duart e partive shqiptare

Tre partitë shqiptare në vend – BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, kanë arritur marrëveshje për qëndrim të përbashkët në bisedimet për formim të Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e përbashkët të tre partive thuhet se pozicioni i përbashkët bazohet në rezultatin e zgjedhjeve parlamantare të 11 dhjetorit, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, stabilitetin e Maqedonisë dhe integrimet në NATO dhe BE.


Në njoftimin e partive janë të përmendur edhe hapat konkret që do të merren nga partitë nëse bëhen pjesë e Qeverisë. Këto hapa përfshijnë respektim të Marrveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës, gjuhë të barabarta, ekonomi të barabartë dhe pjesëmarrje në bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit.
Në kontestin e emrit partitë shqiptare pretendojnë të marrin pjesë në grup punues për bisedime direkte me Greqinë.

Vlen të theksohe se para dy ditëve ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se nuk mund të ketë dygjuhësi në Maqedoni, ndërsa në fushatën e fundit LSDM ju ofroi shqiptarëve dygjuhësi dhe përmirësim të jetës së tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori