LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari si agjent i rrejshëm i AKI-së: E bëra vetëm për t’i ikur pagesës së kundërvajtjes

I dyshuari si agjent i rrejshëm i AKI-së: E bëra vetëm për t’i ikur pagesës së kundërvajtjes

I dyshuari se me një dokument të përpiluar nga vetë ai u shtir si zyrtar i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, E.J., para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka treguar se si e përgatiti dokumentin, sa kohë i mori dhe për çfarë e mbante me vete.

‘Kallxo’ ka arritur të sigurojë aktvendimin e gjyqtari të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës, në të cilin përshkruhet versioni i dhënë nga i dyshuari në lidhje me dyshimet për tri vepra penale.

E.J. që nga Prokuroria po dyshohet për falsifikim të dokumentit, prezantim të rremë si dhe për spiunazh, para gjykatësit ka thënë se ka pasur gjithnjë qejf të punojë për AKI-në, nuk ka dashur ta dëmtojë askënd dhe se dokumentin u mundua ta shfrytëzojë për të mos paguar një kundërvajtje trafiku.

“Gjithherë kam pasur qejf të punoj për AKI-në por jo për ta dëmtuar dikë. Kësi dokumenti mund të bëjë gjithkush për dy minuta sepse krejt këto janë në internet dhe asnjë mënyrë nuk e kam bërë për ta dëmtuar dikë apo shtetin”, tha E.J. para gjykatës.

I dyshuari para gjykatës ka thënë se e ka parë në internet si ta përgatis dokumentin ndërsa nuk e ka ditur për peshën që mund të ketë.

“E kam printuar këtë në internet për arsye jo me dëmtuar dikë tjetër. Unë nuk e kam ditur që mund të ketë këtë peshë sepse kurrë në jetë nuk do ta kisha bërë. Unë jam mbajtës i familjes dhe kur e kam bë këtë e kam lënë në sende tjera dhe nuk e kam përdorur asnjëherë por një natë kur jam kthyer prej Vushtrrie ka qenë shenja 60 dhe unë kam qenë duke vozitur 90 dhe pasi që më kanë ndalur policia më kanë pyetur për dokumentet dhe unë ju kam prezantuar këtë dokument pasi që jam kujtu që e kam”, citohet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

I dyshuari para gjykatës gjithashtu ka kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit të kërkuar nga prokurori duke kërkuar caktimin e ndonjë mase më të butë.

“Unë jam mbajtës i familjes dhe i kam edhe prindërit e moshuar andaj i propozoj gjykatës që nëse ka mundësi të më caktojë ndonjë masë tjetër sepse unë mund të paraqitem në polici kurdo që prokuroria apo gjykata kërkon këtë”, citohet në aktvendimin e gjykatës fjala e të dyshuarit.

Kërkesën e të dyshuarit e ka përkrahur edhe avokatja e tij, Sabrije Krasniqi e cila ka kërkuar një masë alternative.

Megjithatë, arsyetimi i të dyshuarit nuk e ka bindur prokurorin Kujtim Munishi.

“I dyshuari nuk ka dhënë ndonjë arsyetim me të cilin do të na bindte nëse se dokumenti të cilin e ka përpiluar vetë është dokument i thjeshtë të cilin çdokush mund të bëj përmes internetit. Andaj kjo edhe është arsyeja për një hetim të mirëfilltë dhe papengesa, ky i dyshuar duhet të qëndroj në paraburgim”, citohet fjala e prokurorit Munishi.

E.J dyshohet se më në shkurt të këtij viti ka përpiluar një dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të tij si dokument origjinal që kinse ka themeluar marrëdhënien e punës në Agjencinë Kosovarë të Inteligjencës, me pozitë, Udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit./kallxo

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori