LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për mishin e prishur: E kam ruajtur për ta ushqyer qenin

I dyshuari për mishin e prishur: E kam ruajtur për ta ushqyer qenin

S.SH, i cili është i dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, ka thënë para Gjykatës se mishin e konfiskuar nga Policia e kishte ruajtur për ta ushqyer qenin.

“Pasha zoten nuk e kam qit në shitje ata mish, mishin kam pas me ja qit qenit”, ka thënë ai, ndërkaq, Gjykata Themelore e Pejës të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.


I dyshuari ishte i dënuar edhe më parë vepër penale të ngjashme.

Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht.

Agjencia e Ushqimit: Mishi i gjetur në Pejë kishte erë kundërmuese, jashtë çdo standardi sanitar dhe higjienik
Lexo po ashtu Agjencia e Ushqimit: Mishi i gjetur në Pejë kishte erë kundërmuese, jashtë çdo standardi sanitar dhe higjienik

Pikërisht gjatë periudhës së verifikimit të njëjtit në lokalin e tij i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish i prishtë i cili kishte për qëllim të shitej në treg.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tre personave nën dyshimet se tentuan të shisnin për konsum produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve M. B., pronari i lopës së sëmurë kishte tentuar ta shëronte lopën e sëmurë dy herë, mirëpo sëmundja e lopës ishte e pa shërueshme.

Prokuroria me detaje të reja për mishin e prishur në Pejë dhe personat e dyshuar
Lexo po ashtu Prokuroria me detaje të reja për mishin e prishur në Pejë dhe personat e dyshuar

Duke e parë këtë M.B., kishte vendosur që lopën e sëmurë ta shiste, dhe për këtë qëllim si blerës të mundshëm e kishte thirrur S.SH.

S.Sh., së bashku me R.Sh. kishin shkuar në Trestenik për ta blerë lopën, raporton kallxo.

Lopa e sëmurë sipas Prokurorisë u ble 400 euro dhe u ther në stallën e shitësit M.B. në fshatin Trestenik të Pejës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi e kishin prerë e kishin futur në Golf 2 dhe e kishin transportuar tek lokali i S.SH, mish i cili pas kontrollit të policisë në të njëjtin vend u gjet, u konfiskua dhe u asgjësua.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori