LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se kryenin vjedhje në shtëpitë e bashkatdhetarëve, arrestohen edhe dy të dyshuar në Ferizaj

Dyshohet se kryenin vjedhje në shtëpitë e bashkatdhetarëve, arrestohen edhe dy të dyshuar në Ferizaj

Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një hetimi të gjatë, që nga muaji prill-2023, duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve dhe vëzhgimeve ligjore, kanë arritur që të identifikojnë, e më pas të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët në grup kishin kryer disa vjedhje të rënda.

Policia njofton se fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit ( kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj.


“Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar:

– 3 vetura
– 1 armë zjarri ,pushkë automatike
– 3 armë zjarri ( pistoleta)
– Sasi e municionit
– 1 dron
– 3 palë dylbi
– 3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të zgjerojë hetimet në lidhje me rastet e vejdhjeve të rënda që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt dhe për informata tjera do të njoftoheni me kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori