Paraburgim për zyrtarin policor – dyshohet se i dha fajde 20 mijë dhe përfitoi mbi 17 mijë euro
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K. zyrtar policor dhe të pandehurit F.R. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. i dyshuar për veprën penale fajdeja dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri K.K. në muajin maj 2017 ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.
“Në atë mënyrë që i ka dhënë 20.000 euro para F.M. me kamatë mujore prej 3 %, i cili ka paguar kamatë çdo muaj nga 600 deri në 800 euro, duke përfituar shumën totale prej 17.800 euro si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor në shumë prej 20.000 euro, për çka është detyruar të marrë edhe një shumë tjetër prej 15.000 euro me kamatë nga një person i quajtur Xh. i cili jeton në shtetin e Norvegjisë, duke pësuar dëm pasuror mbi 30.000 euro”.
I pandehuri F.R. dyshohet se në Ferizaj ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në intervale kohore brenda vitit 2017-2018 i ka dhënë 22.000 euro para në shërbim të dëmtuarit F.M., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 24.300 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.
Ndërsa gjatë vitit 2017-2018 dyshohet se ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në disa raste i ka dhënë 7.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N, duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.500 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor, duke përfituar mbi 27.800 euro.
Ndërsa i pandehuri B.R. dyshohet se në muajin prill të vitit 2018 në Ferizaj, ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që i ka dhënë 10.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.000 euro , si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.
Gjykata ka vlerësuar se është përmbushur kushti për caktimin e paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak të përcaktuar sipas dispozitave të KPPRK-së, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, se në këtë çështje penale nuk janë dëgjuar i dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, por edhe dëshmitarë tjerë që mund të dëgjohen gjatë zhvillimit të hetimeve, e nga këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendeshin të pandehurit në liri mundë të fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, përkatësisht mund të ndikoj tek të dëmtuarit-dëshmitarët, apo edhe tek të pandehurit tjerë, andaj ka arsye për të besuar se të njëjtit po të gjendeshin në liri mund të pengojnë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K dhe F.R., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin B.R. dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'