LAJMI I FUNDIT:

Dyshimi për shpëlarje parash, dy herë u dënua, herën e tretë u shpall i pafajshëm nga gjykata

Dyshimi për shpëlarje parash, dy herë u dënua, herën e tretë u shpall i pafajshëm nga gjykata

Gjykata e Prishtinës i dha edhe njëherë përgjigje rastit ku akuzohet Milovan Gajiq për shpëlarje të parave dhe tregti të ndaluar.

Ai u lirua nga akuzat në shpalljen e aktgjykimit të bërë më 12.04.2024. Dosja thotë se të akuzuarit i ishin gjetur në veturën e tij, më saktësisht në pjesën mbrapa veturës ku gjendet zmadhuesi i radios, mjete monetare të fshehura në vlerë prej 65,450.00€, të padeklaruara.


Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari njoftoi se të akuzuarit do t’i kthehen paratë e sekuestruara, shkruan Kallxo.com

Këto para ishin gjetur pas një kontrolli të kryer nga Dogana e Kosovës.

Sipas gjyqtarit që mori këtë vendim, nuk ishte mundur të vërtetohet pika e aktivitetit kriminal me paratë e gjetura nga Dogana.

Për herë të parë ai ishte dënuar në tetor të vitit 2020 me 6 muaj burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë.

Dënimi me burgim iu kishte zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 3 mije e 600 euro, si dhe iu ishin konfiskuar mjetet monetare në vlerë prej 65,450 euro.

Kurse Gjykata e Apelit me 18 dhjetor 2020, këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, për shkak se sipas Apelit, Prokuroria Speciale me rastin e negocimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë nuk e kishte respektuar nenin 76 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke mos propozuar dënime për secilin vepër penale, por vetëm dënim unik.

Pas kthimit në rigjykim ai prapë ishte dënuar më 27.06.2022 me 6 muaj burgim dhe gjobë në shumë prej 17 mijë e 800 euro.

Apeli e ka kthyer për herë të dytë në rigjykim më datë 01.11.2022 me gjyqtarët Tomisllav Petroviq, Burim Ademi dhe Vaton Durguti, ku është anuluar aktgjykimi pas ankesës së bërë nga mbrojtja e të akuzuarit.

Vendimi i sotëm i datës 12.04.2024 u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Musa Konxheli dhe anëtarët Valbonë Selimaj-Musliu dhe Violeta Namani.

Dosja e prokurorisë

Sipas prokurorisë, i akuzuari Gajiq më 14.08.2020, në pikën kufitare “Merdare” është hasur duke ushtruar veprimtari ekonomike pa autorizim dhe pa leje përkatëse, ashtu që në ditën kritike gjatë një kontrolli të kryer nga Dogana e Kosovës, në veturën e tij në pjesën mbrapa veturës ku gjendet zmadhuesi i radios është vërejtur se në atë pjesë gjenden mjete monetare të fshehura, në vlerë prej 65,450.00€, të pa deklaruara nga i akuzuari, të cilat mjete më pastaj janë sekuestruar.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gajiq duke i pasur në posedim mjetet monetare, ka tentuar që të fsheh ose maskojë natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemimin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash.

Dosja thotë se i akuzuari e ka bërë këtë me qëllim që të shkaktojë shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori