Washingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha kineze për telekomunikime, duke cituar shqetësimet për “siguri kombëtare”.
Kompania, China Telecom, duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara brenda 60 ditëve.
Zyrtarët kanë thënë se kontrolli i Qeverisë kineze në këtë kompani, i ka dhënë asaj mundësi “të ketë qasje, të ruajë, t’i pengojë dhe t’i çojë në drejtim të gabuar komunikimet amerikane”.
“Kjo gjë mund t’i mundësojë asaj të përfshihet në spiunim dhe aktivitete tjera të dëmshme kundër SHBA-së”, kanë thënë zyrtarët, shkruajnë mediet e huaja.
China Telecom, e cila ka ofruar shërbime të telekomunikimeve në SHBA për gati 20 vjet, e ka quajtur vendimin “zhgënjyes”.
“Ne planifikojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme teksa vazhdojmë t’iu shërbejmë konsumatorëve tanë”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
China Telecom është një prej tri kompanive që dominojnë tregun e telekomunikimeve në Kinë.
Kompania ka qindra miliona konsumatorë në 110 shtete duke ofruar shërbime nga interneti e deri te rrjetet telefonike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës