eksperti-banner

Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë është raportuar në Prishtinë, ku janë identifikuar para të dyshuara si të falsifikuara në një shumë totale prej 386 eurosh.

Sipas të dhënave zyrtare, ankuesi mashkull kosovar më 05.08.2024 ka raportuar se në një transaksion janë deponuar 193 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohej se janë të falsifikuara.


Paratë e dyshuara janë sekuestruar dhe më datë 10.06.2026 janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa pritet të konfirmohet autenticiteti i monedhave përmes ekspertizës përkatëse. /Telegrafi/