LAJMI I FUNDIT:

Dyqani në Zvicër: Nuk u japim ski me qira hebrenjve

Dyqani në Zvicër: Nuk u japim ski me qira hebrenjve

Policia zvicerane ka nisur hetimet për një tabelë në një dyqan që jep me qira pajisje skijimi, e cila thotë se dyqani nuk do t’u japë më me qira hebrenjve ski dhe sajë.

Dyqani në Davos hoqi tabelën në hebraisht pasi lajmi arriti në media, transmeton Telegrafi.

Kritikët i akuzojnë ata për shkelje të ligjeve zvicerane kundër diskriminimit dhe nxitjes së urrejtjes racore ose fetare, shkruan CNN.


Federata zvicerane e Komuniteteve Hebraike nisi veprime ligjore dhe dënoi veprimin me tabela si qartësisht diskriminuese.

Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës
Lexo po ashtu Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës

Tabela e vendosur në vitrinat e dyqanit informonte klientët se për shkak të incidenteve, ku përfshiheshin edhe vjedhjet, ata nuk po jepnin më me qira pajisje sportive për “vëllezërit hebrenj”.

Dyqani, i cili ndodhet brenda restorantit Pischa, tha në deklaratën e tij të parë se njerëzit shpesh nuk i kthejnë pajisjet, dhe se stafi nuk dëshiron të shqetësohet më duke kërkuar sajë në mal.

Por 24 orë pasi u vendos tabela, ajo u hoq. Kryetari i bashkisë së Davos, Philipp Wilhelm, tha për mediat zvicerane: “Çdo formë e antisemitizmit, racizmit dhe diskriminimit duhet të dënohet. Nuk i përket Davosit”.

Menaxheri i dyqanit kërkoi falje dhe tha se tabela ishte “formuluar keq”. Klientët hebrenj janë të mirëpritur, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori